Zërat se klubet më të suksesshme të Evropës kishin planifikuar të mblidheshin dhe të diskutonin organizmin e një lige të re ku do të merrnin pjesë klubet më të mira të futbollit bënë bujë kudo.
Themeluesit e Super League konsiderohen: Real Madridi, Barcelona, Manchester United, Bayern Munich, Juventus, Chelsea, Arsenal, Paris Saint-Germain, Manchester City, Liverpool dhe Milan.Në anën tjetër, si të ftuar të kësaj lige konsiderohen: Atletico Madridi, Borussia Dortmundi, Marseille, Inter dhe Roma. Kësaj liste, themeluesit planifikojnë të shtonin edhe dy klube të tjera, njëra nga Portugalia, Rusia, Holanda ose Turqia.
Në këtë kompeticion të ‘supozuar’, themeluesit i referohen vetes si “Partitë”, ndërsa individualisht secila prej tyre do të njihej me nofkën “Partia”. Ndërsa, klubet e tjera do të referoheshin me emrin mysafir. Liga planifikohej të zgjatë 34 javë, me ndeshje të martën, të mërkurën edhe të shtunën. Në fund të çdo sezoni, të gjitha klubet do të shkonin në play-offs për t’u shpallur kampioni.
Por, Bayern Munich i ka mohuar këto akuza përmes një deklarate zyrtare për mediat. “Bayerni nuk është në dijeni për të ashtuquajturën Super Ligë, për të cilën është raportuar nga ‘Der Spiegel’, dhe Bayerni as nuk ka marrë pjesë në negociatat lidhur me një plan të tillë. Bayerni nuk është në dijeni pse është përfshirë në një dokument për këtë gjë, të publikuar nga ‘Der Spiegel’”, shkruhet në deklaratën e Bayren.
Edhe drejtuesi i këtij klubi, Karl-Heinz Rummenigge, i ka mohuar këto akuza duke thënë: “Bayerni i qëndron besnik anëtarësisë në Bundesligë dhe për aq kohë sa unë do të jem drejtues i këtij klubi, në do të garojmë në turnetë e organizuar nga UEFA dhe ECA”.