Situata me stadiumet në Kategorinë Superiore po del jashtë kontrollit. Laçi-Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 14:00, është shtyrë për një datë tjetër, e pacaktuar ende nga FSHF. Lajmin e konfirmojnë për “Panorama Sport” burime të sigurta në institucionin e futbollit shqiptar.
Laçi si klub pritës u mundua të gjente një fushë të përpashtatshme duke qenë se stadiumi i vetë kërkon ende kohë për të qenë gati si pasojë e mbledhjes së barit.
Alternativat e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit ranë poshtë për arsye të ndryshme, ndërsa stadiumet e Lushnjës dhe Fierit nuk u preferuan. Një situatë absurde, edhe pse jemi në Kategorinë Superiore, kampionatin që FSHF duhet të japi shembullin se e organizon mësë miri.