FSHF ndëshkon Kukësin dhe Tiranën për sjelljet e tifozëve

Hënë, 05 November 2018 22:40

Komisioni i Disiplinës, ka publikuar ditën e sotme edhe vendimet për parregullsitë në futbollin shqiptar gjatë fundjavës së kaluar.

Bie në sy se për këtë javë janë vetëm 4 dënime, ndërkohë që tek Tirana, janë dënuar me 2 ndeshje pezullim në sektorin përkatës, grupimi i tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”, për një parrullë kundër presidentit Refik Halili në ndeshjen e fundit ndaj Teutës.

Ndërkohë, kujtojmë se vetëm një javë më parë, për një parullë raciste të disa tifozëve të Partizanit në ndeshjen ndaj Skënderbeut, Komisioni i Disiplinës vendosi të mbyllte për 2 ndeshje të gjithë stadiumin e të kuqve.

VENDIMET:

FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të tifozeris së tij duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lek.
Grupimi i Tifozëve të KF Tirana, “Tirona Fanatics” për sjellje të gabuar duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 21 dhe 66/3 të KDS perjashtohet nga pjesemarrja per 2 (dy) ndeshje te njëpasnjëshme ne sektoret perkates te stadiumeve; Urdhërohet KF Tirana, të ekzekutojë vendimin duke mbyllur sektorët përkatës.
Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu, për sjelle të gabuar ndaj zyrtareve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
Zyrtari i KF “Turbina”, Engjëll Belshi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...