Mesfushori i Sao Paulos Daniel Correa u tortura para se të vritej pas një ahengu në të cilin kishte marrë pjesë javën e kaluar, sipas shefit të hetimeve në këtë rast, Amadeu Trevisan.
Duke folur për gjetjen e trupit të futbollistit 24-vjeçar në një zonë malore në Sao Josedos Pinhais një javë më parë, Trevisan tha se ngjarjet që kishin ndodhur para vdekjes së lojtarit ishin plotësisht të tepruara. Correa u gjet me kokë të hequr dhe organe gjenitale të prera.
“Kryeresi i krimit e kishte tepruar pavarësisht se a kishte shkuar Daniel në shtrat me bashkëshorten e tij apo jo, gjë të cilën ende nuk e dimë”, tha Trevisan në një konferencë për media.
“Nuk ka pasur nevojë ta vriste atë dhe aq më pak në mënyrë aq barbare dhe mizore”, shtoi ai.
I dyshuari Edson Brittes Junior, bashkëshortja e tij Cristiana dhe vajza e tyre Allana janë arrestuar nën dyshimin se e kanë vrarë Correan. Futbollisti ishte ftuar në ditëlindjen e 18-të të Allanës dhe ishte, sipas policië, befasuar në shtrat me bashkëshorten e Brittes vonë atë natë.
Brittes ka pohuar për një televizion brazilian se Correa kishte tentuar ta dhunonte bashkëshorten e tij.