Partizani ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Kastriotit, duke marrë kështu kreun e tabelës.
“Të Kuqtë” kaluan dy herë në avantazh me Jurgen Bardhin, fillimisht sulmuesi përfitoi nga një gafë e portierit Domgjoni dhe shënoi me portën e boshatisur, ndërsa më vonë shënoi me kokë. Ndërsa për vendasit Roger shkurtoi diferencën por nuk mund të marrin një pikë.
Ndërkohë nga ana tjetër Laçi ka arritur të fitojë pastër ndaj Skënderbeut, duke marrë 3 pikë në Tiranë. Për Laçin shënoi Shtubina në pjesën e parë ndërsa në pjesën e dytë ka qenë Gjoni ai që ka dyfishuar shifrat. Kurbinasit pas kësaj fitoreje ngjiten në vend të tretë me 22 pikë, 4 më pak se Skënderbeu.
Ndërsa përsa i përket ndeshjes në Kamzë, vendasit e nisën mirë duke shënuar me anë të Bonnani, duke shkuar me këtë rezultat në pushimin mes pjesëve. Por në pjesën e dytë gjithçka ka ndryshuar, Amadu shënon nga pika e bardhë e penalltisë në të 77’-ën, ndërsa Progni iu jep avantazhin 3 minuta më vonë. Beqja shënoi golin e tretë 4 minuta para fundit duke i dhënë Teutës 3 pikë të rëndësishme që e ngjitin në vend të katërt me 21 pikë, ndërsa Kamza mbetet në vend të 9-të me 8 pikë.