Ndeshja e fundit e javës së 12 të kategorisë Superiore ajo e Flamurtarit me Luftëtarin është mbyllur më shifra të bardha.
Vlonjatët nuk kanë mundur që të çajnë mbrojtjen e Luftëtarit në Vlorë. Kuqezinjtë e mbyllën takimin me rezultatin 0-0 ndaj bluzinjve. Minuta e 33 solli debate, sepse vendasit pretenduan për 11-metërsh pas një prekjeje të topit me dorë, Gjyqtari Ferhataj vazhdoi lojën.
45-minutshi i parë nisi më mirë për vlonjatet, të cilët qarkulluan më shumë topin në 20 minutat e para. Por rastet për gol munguan, dhe tentativa e vetme serioze ishte ajo e Siljanovskit nga jashtë zonës, por topi doli jashtë. Në të 33’, kombinim i shkëlqyer i Torasës me Mustën që u fut në zonë dhe aty ishte vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit e bluzinjve Liçaj i cili devijon sferën në goditje nga këndi.
Ndërsa pjesa e dytë e sfidës filloi me një tentativë të Bushiç, por portieri Ruçi kishte situatën nën kontroll. Flamurtari qarkulloi topin mirë në 60 minutat e para, por finalizimi mungoi. Në të 76’, Siljanovski pati një rast tjetër të mirë, por mbrojtja e miqve largoi rrezikun. 10 minuta më pas, sërish mbrojtësi maqedonas pati një rast goli, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.
Pas 1 minuta, radha e gjirokastritëve të rrezikonin. Por Veliu gaboi në daljen e tij dhe Milosavljev i kalon topin Shkurtajt, gjuajtja e të cilit u bllokua nga Alla. Edhe pas 3 minutave shtesë, rezultati nuk ndryshoi. Nuk ka gola në Vlorë.
Kjo javë riktheu Partizanin në vend të parë ndërsa Kastrioti vazhdon të jetë i fundit në renditjen e kategorisë.