Çifti kaluan një sezon së bashku në Juventus, më 2015-16 dhe argjentinasi e pranon se do të ishte i lumtur nëse luajnë bashkë përsëri pasi që e ka “shok të mirë” atë
Paulo Dybala e ka pranuar se ai do të dëshironte që të ribashkohet me shokun e tij të ngushtë Paul Pogba por ka insistuar se nuk e ka për synim largimin nga Juventusi për shkak se po i pëlqen partneriteti me Cristiano Ronaldon.
Dybala dhe Pogba kaluan një sezon së bashku në Torino para se francezi të largohet për në Manchester United për një shifër rekord në verën e vitit 2016.
“Ishte e mahnitshme që u takova përsëri me Paul sepse ne jemi shokë të mirë”, tha 24 vjeçari për gazetarët të enjte,
“Ndeshja e parë në Old Trafford ishte e mahnitshme për mua, e dyta për të”.
“Por, ishte mirë që të luash kundër tij. Ne kemi mbetur në kontakte qëkurse ai u largua nga Juventusi”.
“Ne ende jemi shumë shokë të mirë dhe kush e di, ndoshta në të ardhmen mund të luajmë prapë bashkë në të njëjtën skuadër”, ka thënë Dybala duke mohuar se ai do të largohet tani nga Juve, për shkak se atij i pëlqen shumë të luaj me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.