Ylli i futbollit Mario Balotelli ka “goditur” sërish mendjet e shumë racistëve, të cilët e kanë ofenduar në rrjetet sociale, teksa sulmuesi italian i Nice-s nuk ka ngurruar, por iu ka kthyer përgjigje në “Instagram”. Ai ka përdorur fjalë të forta dhe ka bërë një thirrje: “Tani mjaft!”.
“Ju racistë meritoni vetëm një gjë: të jetoni vetëm deri në vdekje, pa dikë që të mendojë për ju, sepse askush nuk mund t'ju mungojë dhe të vdisni pa u kujtuar. Ju jeni pjesa e sëmurë e kësaj bote”, shkruan lojtari me origjinë ganeze. “Eja më tregoni këto gjëra (fyerjet) direkt, për të parë nëse ekrani i telefonit do të vazhdojë t'ju mbrojë”.
Mario Balotelli gjithashtu konfirmoi se refuzon që të vazhdojë “duke bërë sikur asgjë të mos kishte ndodhur” përballë racizmit. I fyer rregullisht në stadiume, ai dëshiron të besojë se "argumentet e tij nuk mund të tejkalohen" dhe se lufta e tij do të paguhet një ditë.