Gjermania përfaqësohet në Botërorin e boksit nga një kosovare

Diel, 11 November 2018 14:16

Azize Nimani është krenare për prejardhjen e saj shqiptare, i kupton dhimbjet e popullit shqiptar të Kosovës, ku edhe ka lindur, dhe nuk frikësohet kurrë të marrë grushte kur përfaqëson Gjermaninë në ringun e boksit.

Kështu nis shkrimin mediumi indian “devdiscourse” pak ditë para Kampionatit Botëror të Boksit që do të mbahet në Indi.

Mediumi vazhdon shkrimin duke thënë se boksierja MC Mary Kom nuk do të harrojë kurrë 26-vjeçaren Azize Nimani, nga e cila pësoi keq në raundin e dytë të kualifikimeve për Lojërat Olimpike Rio 2016.

Medalistja e bronztë e Kampionatit Evropian në 51 kilogramë, Nimani e pranon se fitorja ndaj Maryt i dha vulë karrierës së saj.

“Fitorja ndaj Mary Kom në kualifikimet për Olimpiadën 2016 ishte fitore e rëndësishme për mua. Sepse Mary është legjendë në boksin e femrave dhe nëse e mposhtni atë, ju i keni mposhtur të gjithë. Andaj, sigurisht që pati vlerë të madhe te unë pasi tregoi se mund të jem në majë”, ka thënë Azize në intervistën para pjesëmarrjes në Botërorin e Boksit për femra që nis më 15 nëntor.

Nimani ka karakter të veçantë me përzierja kulturash që i shpreh me krenari.

“Unë përfaqësoj Evropën”, ka thënë ajo duke qeshur.

Në bicepsin e majtë ajo ka shqiponjën tatuazh dhe menjëherë vazhdon përgjigjen: “Kjo është shqiponja shqiptare dhe është pjesë e imja. Nuk dua ta fsheh. Po, boksoj për Gjermaninë, por jam krenare për gjakun tim shqiptar”.

Familja e saj shkoi në Gjermani në kohën e luftës, kur ajo ishte vetëm shtatëvjeçare, transmeton Koha.net.

Donjeta Sadiku mund të garojë në Botërorin e Boksit në Indi me pasaportë të Shqipërisë

“Shkuam në Gjermani kur isha shtatëvjeçare, u rrita në Gjermani dhe nuk ishte shumë e vështirë për mua”, ka shtuar ajo.

Por nuk ishte gjithçka e lehtë për vëllanë dhe motrat e saja më të moshuara, që kanë kujtime të luftës së Kosovës për pavarësi.

“Por e di, për vëllanë dhe motrat e mija më të vjetra, ishte më vështirë. Në aspektin kulturor, kanë më shumë rrënjë në krahasim me mua. Nëse doni të jeni pjesë e disa kulturave, ju mund të jeni, pavarësisht nga ku vini”, ka shtuar ajo. “Jam krenare që kam rrënjët në Kosovë dhe krenare që jam gjermane tash. Sepse po boksoj për Gjermaninë dhe kjo vlen”.

Mediumi në raport ka përmendur edhe problemin e futbollistit Mesut Ozil me kombëtaren gjermane. Ai la kombëtaren pas shumë vjetësh duke e akuzuar për racizëm dhe diskriminim gjatë Botërorit në Rusi. Ozili, me prejardhje turke, ishte kritikuar pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kur u pyet Nimani për eksperiencën e Ozilit ka thënë se të gjithë njerëzit duhet të punojnë bashkë e jo kundër njëri tjetrit. “Gjithmonë ekziston rruga për ta kuptuar njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.

Nimani ka shtuar se nuk e ka pasur të vështirë të përshtatet me kombëtaren gjermane të boksit. Tash e nëntë vjet ajo thotë se ka marrë trajtimin më të mirë që ka mundur dhe asnjëherë nuk është ndier e fyer apo e nënçmuar për shkak se s’është me rrënjë gjermane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...