Në Korçë do të luhet një ndeshje mjaft interesante, ku Skënderbeu pret Flamurtarin. Korçarët na kanë mësuar në të shkuarën që dy rezultate negative radhazi është e vështirë që t’iu regjistrojnë dhe duan reagim pas humbjes me Laçin në mesjavë.
Në anën tjetër është Flamurtari, i cili nuk humbet pre 5 javësh, por ka pasur jo pak luhatje. Daja rikthehet si rival në Korçë. Me synimin e vetëm që të marrë maksimumin, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj Skënderbeut që synon kreun edhe këtë edicion.
SKËNDERBEU 0–0 FLAMURTARI
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Demte, Muzaka, Grishpi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Sambou, Lulaj, Fili, Guexh, Oto Xhon, Hoxhaj.
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Kotobelli, Useini, Batha, Mustafa, Musta, Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Hyseni, Deliaj, Pollozhani, Ribaj, Ymeraj, Kotobelli.
Kartonë të verdhë: Muzaka 22′
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Kreshnik Bajramaj
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi
DIREKT
20‘ –Franc Veliu godet mjaft mirë nga një goditje dënimi, por Teqja devijon me jo pak vështirësi në këndore topin.
4’ -Pas harkimit të Torasës, Batha godet me kokë, Teqja pret dhe e kthen topin në lojë, me Bushiç që e shtyn topi në rrjetë, por anësori Avdo sinjalizon një prekje të topit me dorë. Një rast mjaft i diskutueshëm.