Juventus ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Milanit me rezultatin 0-2 në "San Siro".
Pas 8 minuta lojë sulmuesi kroat, Mario Mandzukic i jep avantazhin Juventusit duke mposhtur Donnarumman.
Në minutën e 41' Gonzalo Higuain gaboi të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Rezultati dyfishohet në minutën e 81' me golin e Cristiano Ronaldos.
Pas kësaj fitoreje Juventusi renditet në vendin e 1 me 34 pikë, ndërsa Mialni në vendin e 5 me 21 pikë.