Lajmi i fundit/ Çështja “Skënderbeu”, KAS: S’ka apelim në arbitraz

E mërkurë, 14 November 2018 17:42

Në një kohë kur të gjithë janë sy e veshë nga Lozana dhe në pritje të gjyqit përfundimtar mes Skënderbeut dhe UEFA-s në lidhje me pezullimin 10-vjecar nga Kupat e Europës, duket se gjërat diku kanë ngecur duke vënë në dyshim atë çka klubi kampion i Shqipërisë ka thënë deri më tani. Të paktën kjo është ajo që del nga e-mail që  redaksia e SportNews ka shkëmbyer me sekretariatin e Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkalla e fundit e gjykimit të betejës disa vjeçare mes kampionëve të Shqipërisë dhe raportit të inspektorëve të UEFA-s, që përpiluan masën ekstreme për bardhekuqtë.

Sikundër është shkruar dhe folur shpesh nëpër media, gjyqi përfundimtar pritej të bëhej në tetor, më pas u shty në dhjetor dhe së fundmi nga ana e drejtuesve bardhekuq u dha muaji janar si periudha kohore kur do të vihen pikat mbi “i”. Por në një vëzhgim të shpejtë të seancave të programuara, rezulton se deri më 15 janar nuk ka asnjë çështje “Skënderbeu” në program.

Kështu, kërkesës sonë drejtuarit sekretariatit të Gjykatës së Lozanës për të mësuar nëse ka një apelim dhe nëse mund të mësonim datën e një gjyqi të mundshëm, KAS iu përgjigj se Skënderbeu nuk ka apeluar fare: “Faleminderit për mesazhin tuaj dhe interesin për aktivitetet e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Duke parë të dhënat tona, nuk na shfaqet të kemi marrë ndonjë apelim sa i përket çështjes që ju përshkruani më poshtë”.

Kjo përgjigje e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv shton dhe më shumë dyshimet mbi këtë çështje, në një kohë kur presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj i kontaktuar nga News24 theksoi se klubi që ai përfaqëson e ka apeluar vendim e UEFA-s madje është përcaktuar dhe trupa gjykuese, por sigurisht nuk ka ende një date. Gjithsesi një gjë është e sigurt, mes dy palëve njëri ka të drejtë. Deri tani, përgjigja zyrtare e KAS i jep të drejtë këtij të fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...