Kur nuk është mbushur ende viti nga vdekja e Davide Astorit, futbolli është tronditur sot nga një tjetër tragjedi.
19-vjeçari, Fabiano Koluçi është gjendur pa jetë në rrethana misterioze.
Ditën e djeshme, përmes një komunikate zyrtare, klubi “Martina Calcio 1947” ka njoftuar se djaloshi, ka ndërruar jetë.
Kufoma e të riut është gjetur në garazh nga vëllai i vogël, i thirrur nga kapiteni i skuadrës që po priste jashtë shtëpisë Fabianon.
Në shenjë ngushëllimi ndeshja e ditës së ekipit nuk u luajt.
Sipas hipotezave të para, djaloshi 19-vjeçar ka vuajtur ndarjen e prindërve disa kohë më parë dhe mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje.