Kupa “Pavarësia 2018″, do të zhvillohet në qytetin e Korçës. Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e këtij turneu mbarëkombëtar, për të dytin vit radhazi ka zgjedhur qytetin verilindor për të zhvilluar këtë aktivitet. Pjesëmarrës do të jenë katër skuadra: Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës. Shorti për gjysmëfinalen do të hidhet me datë 27 nëntor. Ndeshjet do të luhen me datë 28 nëntor në aneksin dhe stadiumin Skënderbeu”.