Pas humbjes turpëruese 0-4 ndaj Skocisë, Kombëtarja shqiptare zbret sonte sërish në fushë ku do përballet në një ndeshje miqësore në "Elbasan Arena" kundër Uellsit. Nga ana tjetër, trajneri Panucci vazhdon të eksperimentojë me formacionin. Sipas “SuperSport” pas 90 minutave në stol ndaj Skocisë, Tomas Strakosha do të rikthehet titullar
Rikthim në formacion edhe për Elseid Hysaj në krahun e djathtë, ndërsa Mavraj mendohet se mund të qëndrojë në stol, për ti dhënë hapësirë Dermakut dhe Ismajlit të tregojnë vlerat, me Veselin që plotëson repartin difensiv. Në mesfushë, rikthimi i Bashës do të ulë në stol Xhakën, ndërsa titullarë do të jenë Memushaj e Kaçe.
Nga krahët Eros Grezda dhe Myrto Uzuni do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm. Këtë herë nuk pritet të jetë Rey Manaj, i cili zhgënjeu ndaj Skocisë, me Bekim Balajn që pritet të kthehet në formacionin titullar. Me trajnerin që premtoi ndryshim kursi dhe një Shqipëri më mbrojtëse, rreshtimi ndaj Uellsit mendohet të jetë 4-1-4-1.