Pas fitores së madhe të Kombëtares së Kosovës 4 me 0 ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve, UEFA ka bërë një postim.
“Një fitore 4 me zero për Kosovën, ndaj Azerbajxhanit, tani janë anëtari më i ri i ligës C në Ligën e Kombeve”, shkrua në faqen e UEFA.
Tutje ajo ka uruar edhe Arbër Zenelin për hat trikun e shënuar sonte. Sot, më 20 nëntor, Kosova fitoi ndaj Azerbajxhanit 4 me 0 për të mbyllur fazën e grupeve në Ligën D. Tre gola i realizoi Arbër Zeneli e një tjetër Amir Rrahmani.
Pas këtij triumfi, Kosova ngjitet një rang më lartë, teksa ka një mundësi shtesë për kualifikim direkt në Evropianin 2020. Për të kaluar në këtë kampionat, Kosova në mars të vitit 2020 luan me Maqedoninë dhe nëse fiton atë ndeshje përballet me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për t’u caktuar ekipi që shkon në Euro 2020 nga Liga D.