“Euro 2020”, goglat mund të sjellin short “ferri” për Shqipërinë dhe Kosovën

E mërkurë, 21 November 2018 11:52

Ekipi i Shqipërisë nuk mund të synojë kualifikimin nga UEFA Nations League për në “Euro 2020”, pasi bëri një fushatë skandaloze. Ekipi shqiptar u rendit në vendin e fundit të grupit, por nga krahu tjetër Kosova mund të synojë kualfikimin nga kompeticioni më i ri i UEFA-s. E vetmja mënyrë që të përsërisim veten për të arritur në Europian është që të kualifikohemi përmes kualifikueseve të këtij kompeticioni.

Shorti i “Euro 2020” do të mbahet me datë 2 dhjetor dhe informacionet e para kanë dalë. Shqipëria, ndryshe nga 4 vite më parë, tashmë ndodhet një vazo më lart. Kombëtarja ndodhet në vazon e 4-t, ndërsa Kosova në vazon e 5-të. Djemtë e Christian Panuccit mund të kenë një short më të favorshëm se eliminatoret e kaluara, pasi në letër kemi dy rivalë poshtë vetes, ndërsa Kosova pritet të ketë një grup më të vështirë.

Interesant është fakti që mund të përballemi dhe me Kosovën. Natyrisht nuk do e donim një short të tillë të ishim kundërshtarë të njëri-tjetrit në një ndeshje zyrtare, por gjithçka mund të ndodhë. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi derbi “zjarri” me kundërshtarë si Serbia, që ndodhet një vazo më lart se ne. Nga krahu tjetër, Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të luajë me Serbinë dhe Bosnja Hercegovinën për shkak të problemeve politike që kanë këto shtete. Në rast se Shqipëria bie në një grup me Bosnjën apo Serbinë, atëherë automatikisht shmanget dhe takimi vëllazëror me Kosovën.

Kualifikueset e “Euro 2020” do të kenë 10 grupe. Rregulli i njohur është që dy ekipet e para kualifikohen direkt. 4 ekipet fituese të Ligës A do kenë grup me 5 ekipe, një rregull i përcaktuar nga UEFA. Të gjitha grupet e tjerë do të jenë me 6 ekipe. Interesant është fakti që Gjermania, ndryshe nga herët e tjera do të jetë në vazon e dytë.

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.

Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosovo, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.

Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...