E vërteta Duka-Panucci, ja pse presidenti mbajti trajnerin

E mërkurë, 21 November 2018 19:45

Christian Panucci mund të buzëqeshë. Në mes të stuhisë, atëherë kur ekipazhi i tij ishte gati ta braktiste dhe kur dallgët po bëheshin më të mëdha, ka gjetur rrugën e duhur për të nxjerrë deri në breg anijen kuqezi.

Sigurisht, nuk ishte fitorja ndaj Uellsit ajo që ka ndikuar për të ndërruar mendjen e “shefit”, siç rëndomtë thuhet në të tilla raste. Një gol i Balajt me penallti dhe dy raste në 90 minuta nuk do të thonë se jemi shëruar dhe se kombëtarja tashmë është kthyer në nivelet e Euro 2016.

Përkundrazi, jemi ende në një tunel dhe gjithçka është në lëkundje. Pas fitores me kombëtaren e Giggs, Duka për mediat tha se ishte i gëzuar vetëm për faktin se një rezultat pozitiv është në të mirë të moralit dhe besimit te skuadra, por që nuk është se ka ndryshuar gjërat.

Trajneri italian u duk shumë i qetë, sepse kishte marrë një farë garancie, që përpara ndeshjes. Nuk do të kishte divorc të menjëhershëm, qoftë edhe pas një humbje. Praktikisht, gjithçka ishte paravendosur nga numri “1” i FSHF-së, që ndër të tjera, ditën e mërkurë, me mendje më të kthjellët, duke mos nxituar, foli mbi këtë vendim të marrë për TV Klan.

“S’është koha për vendime të nxituara. Panucci ka të mirat e të këqijat e veta. Nuk kemi luksin të ndërrojmë trajner, pasi vetëm në mars fillojmë përsëri me ndeshjet zyrtare në kuadër të Europianit 2020. Ne mbetemi një skuadër modeste, dhe mund të bëjmë mirë nëse të gjithë mbështesim trajnerin dhe stafin për kualifikueset”.

Praktikisht, përkthim i qartë: nuk ka kohë, mundësi ekonomike për të pretenduar emra “big” dhe sidomos alternativa të denja. Duka dhe Panuçi janë ulur dhe kanë biseduar. Telesport mëson se trajneri i ka kërkuar falje për gjërat që ka bërë gabim dhe se ka mësuar nga ato. Si në skemën taktike, ashtu edhe në përzgjedhje futbollistësh e deri te mënyra për të organizuar gjithçka. i ka kërkuar një tjetër shans për Euro 2020 dhe se do të përmirësonte shumë aspekte, që nga komunikimi me mediet.

Një kërkesë që italiani i ka bërë Dukës ka të bëjë me faktin se dëshiron të jetë më pranë Shqipërisë dhe jo i shkëputur.Vetëm kështu mund të monitorojë çdo detaj, deri te Superliga dhe ndonjë përzgjedhje lojtarësh që më parë nuk janë konsideruar. Duka i ka kërkuar që të jetë më i kujdesshëm sa i përket veteranëve dhe t’i mbrojë, duke mos u nxituar në deklarata apo vendime.

“President, më duhet një vendbanim në Tiranë, sepse nuk dua të jem sa në Itali dhe sa këtu. Më bëhet shumë e vështirë kjo gjë, sidoqoftë edhe për organizimin e avionit e kështu me radhë”

Kreu i FSHF ka pranuar këtë kërkesë dhe është vënë nga puna që t’i gjejë një shtëpi italianit, në mënyrë që të jetojë në Shqipëri. Panuçi ka shpëtuar, për momentin, por e vërteta është se kushtet dhe situata u vunë në favor të tij.

Telesport mëson se Duka, edhe pse brenda tij nuk ka pëlqyer shumë gjëra dhe në situata të tjera do të ndërpriste marrëdhënien me trajnerin, ka vendosur që këtë herë të vijojë.

Asnjë alternativë e vlefshme në horizont. Trajnerët shqiptarë nuk e bindin, me Hasin ka një konflikt të vjetër, ndërsa mundësitë ekonomike janë ato që janë. Panucci fiton 140 mijë euro në vit, pra në total për dy vjet 280 mijë euro, çka do të thotë se një tjetër do të kërkonte minimalisht 250 mijë euro në vit dhe nuk garanton asgjë.

Shqipëria vijon me italianin, që pasi ka shpërdoruar Ligën e Kombeve, tani duhet të tregojë veten në eliminatoret e Euro 2020. Nëse presidenti ka gabuar, koha do ta tregojë, por rreziku që ka marrë përsipër këtë herë mund t’i kthehet në bumerang.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...