​Casillas: Nëse do të kisha qëndruar në Real Madrid, situata do të ishte përkeqësuar

E Enjte, 22 November 2018 09:20

Edhe pse portieri spanjoll, Iker Casillas, nuk e shijoi një fund të lumtur në klubin e tij të fëmijërisë, Real Madrid, ai beson se situata vetëm se do të ishte përkeqësuar edhe më shumë nëse do të kishte qëndruar.

Portieri kishte shpresuar se do të kishte mundësi t’i jepte fund karrierës së tij në stadiumin Santiago Bernabeu pasi që ishte portier në këtë klub që nga viti 1999, e para kësaj kishte qenë edhe pjesë e akademisë.

Megjithatë, në sezonin e tij të fundit me Real Madridin, ai e humbi vendin si portier i parë i skuadrës, e cila drejtohej nga trajneri Jose Mourinho. Kjo gjë bëri që ai përfundimisht të largohet dhe të transferohet në Porto në vitin 2015.

 

Pasi u largua nga Real Madridi, Casillasi pretendoi se ishte detyruar ta bënte këtë zgjedhje nga presidenti i klubit, Florentino Perez. Në një intervistë të publikuar në MARC, Casillas ka reflektuar për fillimin dhe fundin e karrierës së tij me “Los Blancos”.

“ Nëse do ta kisha vazhduar me Real Madridin, atëherë do të kisha pasur një fund edhe më të keq se sa që e pata. Unë ende e mbaj mend debutimin tim dhe e mbaj mend se e kisha ndarë dhomën me Fernando Hierron dhe ai më la vetëm në dhomë në vend se ta mbështeste një djalosh 18-vjeçar”, ka thënë Casillas.

“Mund të kisha luajtur edhe më mirë në atë ndeshje, por të debutosh në moshën 18-vjeçare në San Mames nuk është aspak e lehtë. Ai ishte një sezon i vështirë por ishte pika kthyese për mua, pasi që luajta mirë për shumicën e sezonit, por në tre muajt e fundit, Vicente del Bosque filloi t’i besonte më shumë Cesarit”.

“Unë madje kisha menduar të largohem qysh atëherë pasi që nuk po luaja shumë dhe doja ta vazhdoj zhvillim tim, por pastaj e fituam titullin e Ligës së Kampionëve. Nuk mund ta ndaloja duke qarë dhe mbreti m’i pickoi faqet, por unë nuk mund ta ndaloja veten”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...