Rezultati i jashtëzakonshëm i përfaqësueses së Kosovës në futboll në fazën e grupeve të Nations League ka bërë që t’i akordohet një ngritje për rekord në renditjen botërore të kombëtareve.
Kosova përfundoi si fituese e grupit 3 të Ligës D dhe pas kësaj tashmë renditet në vendin e 84-të në ‘World Football Elo Ratings’, që publikohet nga faqja eloratings.net
Me 4 fitore dhe 2 barazime në gjashtë ndeshje, ‘Dardanët’ e përfunduan aventurën në fazën e grupeve me 15 gola të shënuar, më shumë se cilado kombëtare tjetër në këtë garë.
Ndërkohë që kuqezinjtë tanë renditen renditet 4 vende më lart, në vendin e 80-të në këtë ranglistë.