Real mposht Romën dhe siguron kreun e grupit, Bayern me “5 yje” shkatërron Benficën

Tuesday, 27 November 2018 23:02

Real Madrid ka mposhtur 2-0 Roma-n në Olimpico duke siguruar vendin e parë të grupit G të Champions League. Pas një pjese të parë të vakët, skuadra e Solari-t mori frenat e lojës në dorë pas pushimit duke bërë një paraqitje dominuese ndaj Roma-s që i kishte dhënë shumë hapësira të rinjve pasi kishte siguruar kualifikimin. Ndeshja është e fortë dhe në shumicën e rasteve e barabartë. Real ka më shumë topin nën kontroll por nuk arrin ta shfrytëzojë për të krijuar mundësi goli kjo edhe për shkak të mbrojtjes solide të Roma-s. Mundësia e parë e mirë ishte e vendasve pas pak më shumë se gjysmë ore, ndërsa Cengiz Under ka humbur një rast me portën e boshatisur në fund të pjesës së parë. Se si e ka humbur, atë e di vetëm ai.

Pas pushimit ka vetëm një ekip në fushë, dhe ai është Real Madrid. Që në minutën e 47’ Los Blancos zhbllokojnë rezultatin me Gareth Bale. Duheshin tre gabime të Roma-s brenda një aksioni që sulmuesi uellsian, deri në atë moment i padukshëm, të shënonte golin e avantazht. Goli i dha vetëbesim miqve dhe në minutën e 59’ erdhi goli i sigurisë. Ishte Lucas Vazquez ai që dyfishoi rezultatin pas pasimit me kokë të Benzema brenda zonës. Ritmi i lojës mbetet i lartë teksa Real vazhdon të dominojë ndaj një Roma që luan me shumë lojtarë të rinj pasi ka siguruar kualifikimin.

Bayern Munich ka shpartalluar Benfica-n brenda në Allianz Arena me rezultatin e thellë 5-1. Më në fund një paraqitje dinjitoze e kampionëve gjermanë të cilët më në fund janë përgjigjur në fushë pas kritikave të shumta të javëve të fundit. Bavarezët e kishin siguruar kualifikimin, por ndeshja e fundit e grupit ndaj Ajax do të vendosë se kush do të kryesojë grupin, por për momentin gjermanët janë në vend të parë me dy pikë më shumë se holandezët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...