Struga fiton Kupën Pavarësia 2018

E mërkurë, 28 November 2018 15:36

Ekipi i Strugës është fituesi i edicionit të 10-të të Kupës Pavarësia, kompeticion i përvitshëm miqësor që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në ditën e festës kombëtare të pavarësisë. Kupa Pavarësia 2018 u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Skëndërbeu” të qytetit të Korçës.

Në ndeshjen e parë gjysëmfinale u përballën Otrant dhe 2 Korriku, në një ndeshje të luftuar që u mbyll në barazim 0-0, dhe triumfoi Otrant me penallti 6-5. Ndërkohë në ndeshjen e dytë gjysëmfinale Struga ka mundur me rezultatin 1-0 Skëndërbeun. 

Shqiptarët nga Maqedonia siguruan në këtë mënyrë finalen e madhe përballë Otrantit të Ulqinit. Ndeshja finale Struga-Otrant përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të struganëve, që bëhen në këtë mënyrë fitues të Kupës Pavarësia 2018.

Ekipi “Fair Play” u vlerësua 2 Korriku ndërsa Çmimi i Lojtarit më të mirë të turneut shkoi për Nijaz Lenën e Strugës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...