Talenti i Shpresave, Aristidi Kolaj ka shënuar një gol tjetër në kampionatin e të rinjve, me Sasuolon në një takim të vështirë ndaj Milan Primavera. Në minutën e 56, Kolaj shënoi golin e dytë në fitoren që skuadra e tij arriti me shifrat 3-0, duke shkuar në këtë mënyrë në kuotën e 6 golave, pas 10 ndeshjesh të luajtura.
Në një prononcim për mediat italiane, pas ndeshjes ndaj Milanit ai u shpreh se ndihet i lumtur për golin e shënuar, por e pranon se ka ende punë për t’u bërë.
“Kishte shumë suksese kjo ndeshje dhe jo vetëm performancë. Jam shumë i lumtur për fitoren, për performancën time dhe për golin natyrisht. Kemi nevojë për disa pikë që të përmirësohemi në klasifikim, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe mund të rikuperojmë pikët në e humbura nëse vazhdojmë në këtë mënyrë”, u shpreh Kolaj.