Simone Inzaghi dhe vëllai i tij Filippo janë dy trajnerë të kampionatit italian që nuk po përmbushin objektivat e skuadrave respektive (Bologna dhe Lazio), duke sjellë edhe diskutimin për qëndrimin apo jo në postin e tyre.
Por, dy vëllezërit i bashkon tani diçka: që të dy kanë mundësi thuajse të barabarta që të mund të zëvendësohen nga trajneri Gianni De Biasi.
Sipas “Leggo”, ish-trajneri i Shqipërisë është një nga emrat që shikohet me përparësi të madhe nga drejtuesit e Lazios, nëse ata vendosin të largojnë trajnerin e tyre aktual. De Biasi ka një admirues të rëndësishëm në hierarkinë e Lazios; drejtorin sportiv Igli Tare.
Gianni De Biasi përflitet në mediat italiane edhe si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit aktual të Bologna, Filippo Inzaghi.