Jose Mourinho ka thënë e asnjë nga lojtarët e tij nuk ka kërkuar të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.
Trajneri portugez nuk ka arritur ta mbajë një formacion standard të rregullt në këtë stinor, duke i bërë 46 ndryshime në 15 ndeshjet e këtij stinori, transmeton Gazeta Express.
“Jo, askush nuk më ka kërkuar mua. Askush”, kështu u përgjigj Mourinho në pyetjen nëse ndonjë lojtar ka kërkuar largimin.
Mourinho pritet të bëjë transferime gjatë afatit të janarit. Një Qendërmbrojtës vazhdon të jetë prioriteti kryesor.