Tirana është rikthyer te fitorja në Kategorinë Superiore pas plot një faze. Bardheblutë mundën Kastriotin, skuadrën të cilën kishin mundur për herë të fundit.
Bardheblutë kanë mposhtur 4-0 Kastriotin në “Selman Stërmasi”. Kjo është fitorja e parë e Tiranës nën drejtimin e Memës.
Me këto 3 pikë, Tirana qëndron 4 pikë sipër zonës së rënies nga kategoria.
Golat për bardheblutë u shënuan nga Edon Hasani me 11-metërsh, Greca, Ngoo dhe Sentamu.