Milan pritet të dënohet sot nga UEFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar.
Skuadra italiane disa herë ka apeluar vendimin e UEFA-së, mirëpo këta të fundit kanë refuzuar kërkesën duke marrë vendimin që t’i dënojë,
Yonghong Li kishte falimentuar te Milani, ndërsa klubin e mori nën menaxhim kompania amerikane, Elliot.
UEFA me shumë mundësi do të gjobisë Milanin, si dhe të imponojë një kërkesë për pezullim 3-vjeçar në kompeticionet europiane.
Sipas "Sky Sport", dënimi do të ndodhë ditën e sotme, ndërsa në mbrëmje Milan përballet me Olympiakosin në Europa League.