Fitorja ndaj Laçit nuk ishte aspak rastësi, me Flamurtarin që mposht edhe Kamzën. Në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës, kuqezinjtë kanë dal me 3 pikë mjaft të rëndësishme për objektivat, teksa i janë falur golit të Bushiç 23 minuta përpara fundit për tu ngjitur në vendin e 6-të me 28 pikë.
Kroati shfrytëzoi në maksimum një krosim nga këndi të Bathës dhe me kokë shënoi golin e fitores.Me këtë fitore Flamurtari ngushton në dy pikë distancat me pozitat që të dërgojnë në Evropë, ndërkohë që Kamza vijon të qëndrojë në ujëra të turbullta, teksa mban vendin e 9-të me 12 pikë.
Zona e ftohtë është bërë mjaft interesante, pasi nga Tirana (Luftëtari, Kamza) deri të Kastrioti ka një hendekt vetëm prej 4 pikësh.