Liverpool me hap kampioni, kjo edhe falë Xherdan Shaqirit. Mesfushori me origjinë shqiptare, shënoi një dopietë personale përballë Manchester United, me “The Reds” që triumfoi me shifrat 3 me 1.
Në “Anfield Road” u luajt një 90 minutësh spektakolar, ku dominimi i vendasve ishte i frikshëm. Dominim që u konkretizua në gol pas 24 minutash lojë. Ishte Sadio Mane ai që zhbllokoi takimin, ku shfrytëzoi asistin perfekt të Fabinho për të tundur rrjetën e De Gea. Megjithatë reagimi i Manchester United ishte i beftë, me Lingard që shënoi golin e barazimit pas 9 minutash.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që Kloop thirri në aksion Xherdan Shaqirin, kartë e cila rezultoi fituese. 27 vjeçari nga Gjilani shënoi një dopietë personale 10 minuta pasi ishte në fushën e blertë, duke i siguruar fitoren Liverpoolit.
Pas kësaj fitoreje “The Reds” rikthehen në krye me 45 pikë, +1 nga United, ndërkohë që Manchester United vazhdon të zhgënjejë, duke u gjendur i 6-ti me 26 pikë. Kjo humbje mund të jetë fatale për Jose Mourinho, me portugezin që rrezikon seriozisht shkarkimin.