Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, ylli i skuadrës angleze, Paul Pogba, e ka tallur portugezin në Twitter, duke e postuar një fotografi.
Pogba dhe Mourinho i kishin prishur marrëdhëniet gjatë këtij sezoni dhe kjo gjë u bë edhe më e dukshme fundjavën e kaluar, kur Mourinho e la atë në stol për 90 minutat e ndeshjes kundër Liverpoolit.
“Përshkruajeni këtë”, shkruan Pogba në mbishkrimin e fotografisë, të cilët pas pak minutash e fshiu nga të gjitha llogaritë në rrjetet sociale.
Fillimisht, Pogba kishte qenë një ndër kapitenët në skuadrën e Mourinhos, mirëpo pas kritikave që ia bëri publikisht taktikave të portugezit, ky i fundit i tha para të gjithëve se ai kurrë më nuk do ta mbajë shiritin e kapitenit.
Disa javë më vonë, Sky Sports e publikoi një video ku shiheshin qartazi këta të dy gjatë një seance stërvitore. Para ndeshjes së javës së kaluar, Mourinho e kishte quajtur atë një virus që po e infekton zhveshtoren e tij.