Pas Strakoshës gardianit të portës së Lacios një tjetër Shqiptar po shkëlqen në Kampionatin Italian. Behet fjale për Elhan Kastratin portierin kryesor te Pescaras i cili ka mahnitur drejtuesit e klubit Italian dhe mediat vendase.
Kastrati ka qene shume deciziv ne disa prej ndeshjeve me kryesore te Pescaras duke realizuar pritje te vështira dhe duke mbajtur te e ekipit te tij i cili ndodhet ne vendin e katërt ne Seria B, me premisa te mëdha për tu ngjitur vitin e ardhshëm ne Seria A.
21-vjeçari nga Hasi ne ndeshjen ndaj Izraelit në transfertë u thirr nga Panucci ne radhët e Kombëtares, e dhënë kjo që i jep akoma më shumë shpresë të ardhmes së ndritur të portës Kuq e Zi. Në intervistat e dhëna ai shprehet se edhe pse është kthyer ne një protagonist të Seria B duhet te punoje akoma me shume qe te arrije ne nivele me te larta.
Kastrati ne ndeshjen kundër Veronës ishte një nga shtyllat kryesore te ekipit duke qene tepër vendimtar ne disa raste tejet te rrezikshme te ekipit kundërshtar dhe duke marre ovacione edhe nga tifozët e Veronës.