Trajneri i Interit, Luciano Spalletti i ka dënuar rëndë thirrjet raciste të tifozëve zikaltër ndaj Kalidou Koulibalyt.
Mbrojtësin e Napolit e kanë abuzuar me thirrje raciste të mërkurën në ndeshjen mes Interit e Napolit, të cilën e fitoi skuadra e Spallettit me rezultatin minimal 1-0, transmeton Gazeta Express.
“Kjo është koha për të thënë mjaft. Vetëm urrejtja nuk ka vend në futboll. Të vish në stadium është diçka e bukur dhe unifikuese, por nganjëherë kjo mundësi përdoret në mënyrë të gabuar nga disa tifozë”, ka thënë trajneri italian.
“Sjellja e klubit është ajo, që shkruhet në rregulloret e brendshme: Internazionale, sepse jemi vëllezër të kësaj bote, pa dallim ngjyre, ose lëkure".
"Ka pasur shumë episode të tilla kohët e fundit, jo vetëm në lidhje me Koulibaly. Ne jemi në anën e tij dhe të atyre, që gjenden të shënjestruar për ngjyrën, gjatë lojërave, për shkak se nuk është kurrsesi e lejueshme për të ofenduar dikë për 90 minuta. Ju duhet të keni një sjellje të vazhdueshme të mirë , duke qenë personazhe të vërtetë të sportit. Kjo është e rëndësishme".