Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zgjedhur që ditën e fundit të vitit të urojë Vitin e Ri Fatmir Frashërit.
Presidenti thotë se ishte i privilegjuar të takonte mjeshtrin e madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar.
“I privilegjuar t’i uroja Vitin e Ri mjeshtrit të madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar, Fatmir Frashërit! Jetë të gjatë e shëndet kampionit të trefishtë tiranas si lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana! Uruam që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tonë.🇦🇱”, shkruan Meta.