Granit Xhaka rrëzon legjendën Federer nga froni ne Zvicer

Diel, 06 Janar 2019 14:28

Futbollisti kosovar Granit Xhaka është zgjidhur sportisti me më ndikim në Zvicër, duke lënë prapa presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe tenistin e famshëm Roger Federer.

Kjo është hera e parë që 26-vjeçari i Arsenalit është votuar si personaliteti me më ndikim në Zvicër, epitet të cilin vitin e kaluar e mbante Roger Federer. Karakteri dhe puna e tij në vitin 2018 kanë bërë që Xhaka njerëzit dhe futbolli zviceran të përshkruhet përmes tij, shkruan gazeta e përditshme zvicerane “  Aargauer Zeitung”.
E përditshmja zvicerane shkruan se ndeshja e dytë e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës verës në Rusi, e ka ndryshuar shumë historinë e sportit zviceran. Së pari, festimi i golit të barazimit nga Xhaka, i cili e bëri shqiponjën dykrerëshe – që është simbol në flamurin kombëtar shqiptar – të cilën pas tij e bënë edhe bashkëlojtarët Xherdan Shaqiri, që shënoi golin e fitores, dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner. Por ishte Xhaka ai që e nxiti debatin e gjatë.
Sipas gazetës zvicerane, kuptimi i saktë i festimit me shqiponjë, qoftë politik apo shprehje gëzimi, nuk ka rëndësi. Fakti është se Xhaka ka shkaktuar tërmet në futbollin zviceran.
Po ashtu, gazeta e përmend edhe faktin sesi Xhaka ishte vendimtar në qëndrimin Vladimir Petkovic në stolin e ekipit kombëtar të Zvicrës. Pas Kupës së Botës shpërtheu debati për lojtarët me dyshtetësi në Zvicër. Sekretari i Përgjithshëm Alex Miescher i Federatës së Futbollit të Zvicrës, kishte ngritur pyetje nëse Zvicra duhej të mbështetej në lojtarë me origjinë të huaj. Përgjigja e Xhakës ndaj tij ishte: “Komentet e tij janë të kohës së gurit”.
Kjo bëri që Miescher të japë dorëheqje më vonë.
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, shkruan gazeta zvicerane, Xhaka ka mundur lehtë ta nxisë shkarkimin e Petrovicit. Por, ai nuk e la në baltë trajnerin. Ai e bindi tërë ekipin të qëndrojë i bashkuar. Në vjeshtë, Zvicra e turpëroi Islandën 6-0, ndërsa Belgjikën 5-2. Dhe përsëri, Xhaka ishte figura kyçe.
Kjo tregon se Xhaka është bërë zë dominues në futbollin zviceran. Ai nuk e drejton Zvicrën thjesht vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.
Xhaka është vetëm 26 vjeç, por tashmë i ka bërë 72 paraqitje për Zvicrën. Duket e mundshme se kosovaru do të bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në fanellën helvetike. Sic po ecin gjërat, Xhaka do të emerohet edhe kapiten i ekipit kombëtar, pasi Lichtsteiner është në perëndim të karrierës.
Fuqia e Granit Xhakës në sportin zviceran është e padiskutueshme. Mbase, ai ia dha edhe një mësim botës. Që prej festimit me shqiponjë kundër Serbisë në Kupën e Botës – gjest për të cilin u gjobit me 10 mijë franga – tash zor se dikush do të dyshojë se sporti nuk asgjë të bëjë me politikën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...