Ish të dashurat bëhen bashkë dhe e kërcënojnë seriozisht "përdhunuesin" Ronaldo

E mërkurë, 16 Janar 2019 16:47

Leslie Mark Stovall, avokati i Kathryn Mayorga (amerikanes që ka akuzuar Cristiano Ronaldon për përdhunimin e saj në vitin 2009, në Las Vegas), ka udhëtuar të mërkurën për në Londër. Qëllimi është i qartë, për të “shtrënguar radhët” kundër sulmuesit portugez të Juventusit.

Në kryeqytetin anglez, ai do të takohet me Jasmine Lennard, ish të dashurën e CR7, sa ishte futbollist i Manchester United. Kjo e fundit pohoi në mediat britanike ditët e fundit se ka prova inkriminuese kundër pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Lennard u vetofrua publikisht për ta ndihmuar Mayorga në betejën gjyqësore kundër atij që e konsideron si përdhunues të saj.

Zyra e avokatit të Mayorga konfirmoi se takimi me ish-të dashurën e CR7 do të zhvillohet për të koordinuar akuzat e të dyjave, për të pasur sa më shumë material në përballjen në gjykatë.

Larissa Drohobyczer, pjesë e “Stovall & Associates”, tha në një deklaratë: "Pas pyetjeve të kaq shumë mediave, unë mund të konfirmoj se Mark Leslie Stovall ka folur me zonjushën Lennard rreth Cristiano Ronaldos. Arsyeja për udhëtimin e tij në Londër është takimi me avokatin Jonathan Coad dhe klienten e tij, Jasmine Lennard".

Jasmine Lennard është një modele 33-vjeçare angleze, e cila bëri bujë në edicionin e “Big Brother”-it atje me një “tweeted” anti-mysliman, kështu që u nxor jashtë “shtëpisë së famshme”. Lennard ishte në lidhje me Cristiano Ronaldon dhjetë vite më parë dhe, duke qenë në kontakt me portugezin në 18 muajt e fundit, pohoi se ylli i Juventusit e kishte kërcënuar në mënyrë të fshehtë, duke i thënë se do t’i tregonte babait të saj fotografitë e shthurura.

Lennard tani pretendon të ketë prova inkriminuese kundër CR7 dhe thotë se dëshiron ta ndihmojë me to modelen amerikane, e cila e ka akuzuar portugezin për përdhunim.

rolando.jpg

 

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...