Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi është bërë pjesë e sfidës së publikimit të fotove të vjetra në rrjetet sociale.
Por ndryshe nga trendi më i fundit, ai ka zgjedhur të postojë fotografi me një distancë prej 20 vitesh nga njëra-tjetra. 31 vjeçari i lindur në Junik ka shfrytëzuar llogarinë e tij në "Instagram" për të postuar një imazh të vitit të largët 1999 dhe një të ditëve të sotme.
Në të dy rastet, Kransiqi shfaqet mjaft në formë, ku në të parën ka vënë në kokë një kapele me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në të dytën shfaqet me rripin e titullit EBU.
“1999 – 2019, 20 Vite ndryshim"-shkruan Krasniqi, i cili është cilësuar si nëj prej boksierëve më të mirë të dekadës.