Me të artën në Izrael Majlinda po kthen sundimin në kategorinë e saj

Premte, 25 Janar 2019 11:27

Në mënyrë impresive ka mbyllur luftën finale Majlinda Kelmendi. Për 36 sekonda e ka rrëzuar dy herë Gili Cohenin e Izraelit, për një fillim të mbarë të vitit 2019. Për një fillim që pritet nga kampionia olimpike dhe njëra prej xhudisteve më të famshme të kohës.

Majlinda Kelmendi 27 vjeç, të enjten, fitoi medaljen e artë në turneun Grand Prix të mbajtur në Tel-Aviv të Izraelit. Është kjo gara e parë e turit botëror të xhudos, që përfshin ngjarjet kryesore të vitit në këtë sport. Majlinda ka fituar të artën në kategorinë deri 52 kilogramë me katër fitore, të gjitha të siguruara me "Ippon", shkruan sot Koha Ditore.

Në të gjitha luftërat ka realizuar hedhje atraktive, ndërsa Cohenin e mposhti në finale për gjysmë minute. Gjatë kësaj periudhe fare të shkurtër realizoi fillimisht hedhje për "Waza-ari" e më pas realizoi hedhje edhe më të bukur për "Ippon".

Në gjysmëfinale e ka mposhtur rumunen Andrea Chitu. Lufta ndaj saj shkoi në kohën shtesë, ndërsa Majlinda fitoi pas 4:14 minutave. Për 56 sekonda e mposhti zviceranen Fabienne Kocher, kurse për 1:07 minuta gjeorgjianen Tetiana Levytska-Shukvani. Me Levytskan e Kocherin, Majlinda është takuar për herë të parë. Cohenin e ka mposhtur për herë të dytë, ndërsa me Chitun, bilanci i Majlindës është 7:0. Vetëm me zviceranen Evelyne Tschopp, Majlinda është takuar më shumë. Atë e ka mposhtur tetë herë.

Me triumfin në Tel-Aviv, Majlinda ka bërë edhe një hap drejt kthimit në nivelin më të lartë. Për shkak të lëndimit ajo kishte pushuar prej gushtit të vitit 2017 deri në tetor të vitit 2018...

auto_20180124_ijf_fb_final_52_majlinda_kelmendi1548411550.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...