Manchester United ra nga froni i skuadrës më të vlefshme në futbollin planetar, por mund të gëzohet për një kryesim të ri.
Skuadra e trajnerit Solskjaer është e para në Europë për nga numri i tifozëve në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, një statistikë që tregon se “Teatri i ëndrrave”, siç quhet ndryshe stadiumi i “Djajve të kuq”, krijon një atmosferë spektakolare dhe elektrizuese.
Në “Old Trafford” janë të pranishëm mesatarisht 74.976 spektatorë në çdo ndeshje, një numër që tregon se në spondin e kuq të qytetit kalohen 1.5 milionë bileta të shitura në fundin e çdo sezoni.
Mbresëlënëse janë edhe statistikat që vijnë nga “Signal Iduna Park”. Borussia e Dortmundit është skuadra e dytë në rang kontinental, me thuajse 71 mijë tifozë mesatarisht në çdo përballje, vetëm 10 mijë nga kapaciteti maksimal i tempullit të verdhezinjve. Në “Nord Rine Vestphalen” numërohen mbi 1.3 milionë tifozë në total, çdo sezon.
Në shkallën më të ulët të podiumit është Tottenham, që numëron thuajse 68 mijë tifozë në çdo ndeshje. Pavarësisht problemeve me projektin e ri të stadiumit, Spurs krijojnë një atmosferë emocionuese, që i vendos ata përpara Bayern Munchen, dhe i garanton klubit londinez fitime të majme nga shitja e biletave.