Mesazhi drithërues për Sala: Po të mos ishe futbollist, nuk do të na interesoje

Premte, 01 February 2019 15:41

Shpresat për të gjetur Emiliano Sala, i zhdukur në La Mansh dhjetë ditë më parë, janë pothuajse të shuara. Deti ka nxjerrë në breg disa ndenjëse që mund të kenë qenë pjesë e avionit me të cilin udhëtonte futbollisti dhe tashmë edhe familja po dorëzohet para faktit se mund të mos e shohë më sulmuesin argjentinas, i cili sapo ishte transferuar te Cardiff.

Megjithatë, mbetjet e avionit nuk janë të vetmet gjëra që po dalin në sipërfaqe në këtë çështje. “L’Equipe”, në fakt, ka publikuar e-mail-in e prezantimit që i është dërguar Sala nga Willi McKay, menaxheri që ka punuar për transferimin e tij dhe që ka organizuar fluturimin fatal. Një mesazh i çuditshëm dhe shumë cinik.

“Emiliano, unë quhem Wille McKay. Ne nuk na interesojnë çështjet e tua personale: llogaria në bankë, pushimet, dadot. Nuk është puna e jonë. Ne merremi me transferime. Kemi bërë më shumë se 600 deri tani, duke përfshirë Drogba, Anelka, Payet, Seri, Anguissa”. Deri këtu, gjithçka normale, po të mos ishte për vazhdimin…

“Ne nuk them ‘jemi si baballarë për futbollistët tanë’. Jo, nëse ti nuk do të ishte një futbollist, nuk do të ishim interesuar kurrë për ty. Në fund, të gjithë ne jemi të interesuar vetëm për paratë. Dhe duam shumë, natyrisht. Për këtë arsye kemi zgjedhur të punojmë vetëm me pak klube. Nuk merremi me ndjenja, vetëm me biznes”. Një cinizëm që, duke parë atë që ndodhi më pas, të bën të dridhesh.

Dhe McKay vazhdon, duke shpjeguar si funksionon bota e transferimeve dhe arsyen pse qarkullonin shumë zëra në lidhje me transferimin e mundshëm të Sala. “Eksperienca ime më thotë se do të pendohesh nëse nuk zgjedh Premier League. Dikush ka thënë se nuk je i interesuar për Cardiff-in, por ndoshta faji është i yni”.

“Kemi ‘zbuluar’ se ka skuadra të tjera të interesuara për ty, si Everton dhe West Ham. Është një mënyrë për të stimuluar interesin. Kjo është mënyra jonë e punës, që mund të keqinterpretohet nga futbollisti, por pa këto ‘zëra’, askush nuk do ta dinte kush je. Sepse, ta them sinqerisht, askush nuk e ndjek kampionatin francez”.

Në fund, pavarësisht këtij prezantimi anormal, operacioni është mbyllur me sukses dhe McKay, siç ka konfirmuar “L’Equipe”, është ofruar ta organizonte falas fluturimin e Sala nga Cardiff në Nantes pas nënshkrimit të kontratës. Tani edhe menaxheri cinik ka kuptuar fatin e tij mizor: “Nëse nuk do t’i kisha kërkuar Nantes mandatin për të negociuar transferimin e Sala, ai do të ishte akoma këtu me ne”.

Ndonjëherë nuk është vetëm biznes… /telesport

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...