Thomas Strakosha u shndërrua në heroin e takimit midis Lacios dhe Interit pasi arriti të priste dy penallti duke siguruar një kualifikim mjaft të vështirë të skuadrës në ‘Giuseppe Meazza’, duke kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku e pret një përballje e fortë me Milanin.
Përpara pak ditësh portieri shqiptar po kritikohej shumë në lidhje me paraqitjet e tij, por ndeshja ndaj Interit i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Ai ndaloi dy gjuajtjet e Naingolanit dhe Lautaros të cilat kanë bërë që tashmë në Itali ta konsiderojnë Strakoshën si një hero dhe elozhe të tilla ia ka thurur edhe faqja zyrtare e klubit në Instagram.
Në një postim të hedhur së fundmi shkruhet: “Heroi ynë”, përkrah një fotoje ku kanë dalë Strakosha, Berisha dhe shqiptari tjetër, Riza Durmishi që njëkohësisht humbi penalltinë e tij në takimin ndaj Interit.
ht