Trajneri i Teutës, Shkëmbi: S’më kënaqi barazimi ndaj Tiranës

Premte, 01 February 2019 20:39

Bledi Shkëmbi nuk është i kënaqur me barazimin që Teuta e tij siguroi në kryeqytet së sfidën ndaj Tiranës. Trajneri i bregdetarëve, në prononcimin për “Supersport”, u shpreh se në fund të fundit, ishte vetëm ndeshja e parë me rreshtimin e ri dhe se lojtarët e ardhur së fundmi në ekip kanë ende nevojë të ambientohen.

Çfarë shije të lë barazimi?
Ta nisësh lojën 1-0 patjetër që të vjen keq kur nuk e fiton. Nuk bëmë ndonjë gjë më shumë për të mos e merituar barazim.
Mungesat?
Nuk mund të them si mund të ishte me lojtarët që mungojnë. Duhet të gjykoj këta lojtarë që ishin në fushë.
Sa i kënaqur je me vendosjen me 3 mbrojtës. Hakaj dhe Frashëri kanë bërë detyrën sot?
Me 3-shen jam i kënaqur deri diku. Me të drejtë ju thoni që Hakaj dhe Frashëri nuk bënë ata që kërkonin. Frashëri më ndryshe, por Hakaj nuk doli në lojën e tij. Problemin e patën të këto 2 krahët. Ndoshta ndikoi edhe pak goli i shënuar shpejt. Në psikologjinë e lojtarëve ishte që ne arritëm të shënonin dhe 2 krahët nuk shkonin në mbrojtja kundërshtarë. Si ndeshje e parë më këtë rreshtim, deri diku shkoi mirë. Duke parë defektet dua të shoh dhe anët pozitive.

 Je i kënaqur me rezultatin ashtu si shkoi loja?

Ashtu si shkoi loja, nuk jam i kënaqur me rezultatin, ishte një rezultat i drejtë për atë që dhanë ekipet. Në pjesën e dytë patë një qarkullim më të mirë. Prisja më shumë nga ekipi.
3 barazime 1-1 në kampionat. Teuta ka frikë të fitojë apo të humbasë? Një notë për Arapin dhe Frashërin si debutues…
Në 5 ndeshjet e fundit kemi fituar vetëm 1 herë. Nuk janë këto rezultatet që ne kemi dashur. Duhet të ndryshojmë diçka. Arapi dhe Frashëri bënë një paraqitje pozitive. Frashëri shumë më ndryshe dhe shumë më mirë nga ndeshja e parë. Arapi është stabil, jam i kënaqur. Besoj do të përmirësohet më shumë.
A është menaxhuar mirë Latif? Nga lider sot është në hije…
Është në hije sepse ashtu shkoi situata, nuk është për faj të klubit apo stafit teknik. Të gjithë menduam se u largua. Një ditë të bukur në mëngjes marrim lajmin që nuk do ikë. Latif ishte 2 javë pa stërvitje. Kjo është arsyeja që ka ngelur në hije. Nuk na ndihmoi aspak me atë që bëri.
Skuadra mendon më shumë me muskuj se sa me mendje…
Ne në fakt përgatitemi që të luajmë edhe me muskuj edhe me mendje. Ndoshta presioni bën të sajën. Unë nuk duhet të mendoj që i ka fajet presioni. Duhet të punojmë më shumë. Afrimet e reja duhet të përshtaten sa më shpejt. Jam i bindur që do të rikthehemi aty ku ishim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...