Dhuna në stadiumin e Fushë – Krujës, flasin lojtarët e “Skënderbeut”

Hënë, 04 February 2019 20:24

“Kemi bërë vëzhgimet në fillim të sezonit dhe stadiumi “Redi Maloku” i Fushë Krujës plotëson kushtet minimale të zhvillimit të një ndeshjeje futbolli të Kategorisë Superiore”.
Kështu është shprehur Eduard Gjini, specialist i sektorit të licencimeve në FSHF.

Në hyrjen e këtij stadiumi ka ndodhur edhe incidenti ditën e shtunë me lojtarët e skuadrës së Skënderbeut, të cilët deklarojnë se janë goditur nga një grup tifozësh ende të paidentifikuar.

Pasi kanë heshtur për gjithçka ndodhi, një nga protagonistët e ngjarjes, Kristi Vangjeli, futbollist i Skëndërbeut, tregon për Top Channel ngjarjen:

“Autobusi u ndalua nga shumë persona. Kur zbritëm, na kanë goditur me grushta. Më janë sulur 7 veta duke më goditur me grushta, njëri prej tyre me gur dhe me një dru që mbante në dorë”.

E gjithë problematika duket se ka qenë mungesa e Policisë së Shtetit që duhet të garantonte rendin e sigurinë në ambientet jashtë stadiumit.

“Policia e Shtetit duhet ta kishte marrë ambientin jashtë stadiumit nën patronazh një orë e gjysmë përpara fillimit të ndeshjes. Kur skuadra udhëtuese apo gjyqtarët e ndeshjes mbërrijnë në stadium, ai duhet të sigurohet nga brenda nga “security” dhe nga jashtë nga policia”, shpjegon Gjini.

Nëse do të luhet ende në stadiumin “Redi Maloku” apo jo, kjo do të zbardhet pas vendimit të Komisionit të Disiplinës në mesjavë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...