Jeta e Michael Schumacher ka marrë një rrjedhë tjetër pas atij aksidenti të frikshëm në alpet franceze më 29 dhjetor 2013. Që prej asaj dite, jetesa e shtatë herë kampionit të botës është kthyer në një enigmë, me familjarët e tij që nuk kanë preferuar të zbulojnë shumë nga gjendja e Michael.
Gjatë këtyre 5 viteve të shumta kanë qënë vizitat e personaliteteve të ndryshme në familjen Schumacher, ndërsa i fundit që ka zbuluar disa detaje nga kjo vizitë ishte kryepeshkopi Georg Gänswein. Gänswein ka folur për një vizitë emocionale në shtëpinë e ish-yllit të Formula 1 në verën e vitit 2016.
Sipas kryepeshkopit, fytyra e Schumacher është duke marrë formën optimale, por pamja e tij nuk ka ndryshuar.
Shtatë herë kampioni botëror i Formula 1 u aksidentua ndërsa bënte ski me djalin e tij, Mick në Meribel. Schumacher, i cili mbush 50 vjeç në janar, pësoi lëndime të rënda në pjesën e djathtë të kokës, ku u përplas me një shkëmb dhe për disa muaj qëndroi në gjendje kome.
Në prill 2014, Schumacher u zgjua dhe u mor nga spitali në Grenoble në një lokacion privat, që besohet të jetë shtëpia e tij pranë liqenit të Gjenevës.
Mendohet se për Michael janë duke u kujdesur një ekip prej 15 mjekësh për një kosto prej 115,000 euro në javë.