Ajo çfarë i friksoheshin te Bayren i Mynihut u vërtetua. Arturo Vidal, i dëmtuar në gju gjatë seancës stërvitore të ditës së dielës, vetëm një ditë pas fitores me Ëolfsburgun, do të mungojë për një kohë shumë të gjatë, duke humbur edhe gjysmëfinalen e Championsit me Realin e Madridit. Ndonëse nuk është përcaktuar ende një datë e saktë për rikthimin e tij në fushë.
Trajneri i klubit bavarez Jupp Heynckes konfirmoi se Vidal duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël, për të rikuperuar dëmin që shkaktuar në ligamentet e gjurit, procedurë që kërkon kohën e saj. Megjithatë, numri një i stolit bavarez theksoi se mesfushori 30-vjeçar është një luftëtar dhe nuk dorëzohet para çdo vështirësie. Lajmi për mungesën e gjatë të Vidal është pritur me shumë zhgënjim në kampin e Bayernit. Ndonëse titulli në Bundesligës është siguruar, janë ende në lojë Kupa e Gjermanisë dhe Championsi.