Bëhen dy ekipe shqiptare, tashme edhe Tomorri në dyert e CAS

Hënë, 18 February 2019 17:46

Tomori ka bojkotuar ndeshjen me Bylisin për shkak të dënimit që i dha Disiplina pas ndeshjes me Apoloninë. Një veprim qesharak, i justifikuar me revoltën dhe protestën e beratasve për humbjen në tavolinë që u dha Disiplina për ndeshjen kundër Apolonisë.

Megjithatë, protesta mbaron me ndeshjen në Ballsh, sepse Tomori, në mënyrë komike, shtrembëron kampionatin për një ndeshje dhe pastaj vendos të vijojë normalisht futbollin, sepse do ta vijojë luftën në CAS, të paktën me llafe.

Tomori ka njoftuar se do të nisë gjyqin me Komisionet Disiplinore të Federatës Shqiptare të Futbollit. “Klubi i Tomorit ka marrë vendim që çështjen në lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe atë të Apelit t’a dërgojë në Gjykatën e Arbitrazhit të Lozanës. Kemi hyrë në bisedime me një kompani avokatie shumë të njohur dhe premtojmë që do të dalim të fituar në shumë aspekte të tjera. Në fundjavë rikthehemi në fushë...”, thuhet në njoftimin e beratasve.

Mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë diçka e tillë, pasi çështje të tilla kërkojnë shuma të konsiderueshme në aspektin financiar. Më parë Tirana e Flamurtari janë tërhequr, duke pasur parasysh se nisja e procedurave gjyqësore kushton goxha. Tomori, ndoshta për faktin se flet në tym, nuk tregon as emrin e kompanisë shumë të njohur të avokatisë, a thua se është sekret shtetëror.

Ndoshta në Berat harrojnë se vendimi i komisioneve të Disiplinës dhe Apelit i përkasin futbollit vendas dhe nuk ka si CAS të mblidhet për një ndeshje të humbur në tavolinë, kur nuk ka asnjë fakt, pasi dihet që arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes mund të raportojnë çfarë të duan, edhe dhunë fizike, dhe Tomori nuk i kundërshton dot në asnjë mënyrë, duke qenë se është fjala e Tomorit kundër FSHF-së.

E fundit: CAS thjesht për t’u mbledhur për Tomorin jo vetëm që ka shpenzime të mëdha, por do të gjente ndonjë datë nga fundi i vitit ose në 2020. A ka më ide tragjikomike se kaq? Të kërkosh në tavolinë 3 pikë, dhe të shpresosh t’i marrësh në 2020!

ÇFARË VENDOSI DISIPLINA – KF “Tomori 1923”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje diskriminuese e hedhur sende brenda rrethimit te fushes duke shkatuar akte dhune, në bazë të nenit 57, 64/1/b 64/1/c), 65/1, 65/2, dhe 66/3/b) të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes kundër F.K Apolonia në tavolinë me rezultatin 3-0, zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në aplikim të nenit 136/1/a), gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Arben Paja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Santiljano Dule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti /Sportekspres/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...