Në prag të ndeshjes së kthimit të 1/16-ave të Europa League kundër Rapidit të Vjenës, gjithë vëmendja në shtëpinë e Inter-it është te çështja Icardi. "Është një mungesë e rëndësishme, - ka thënë Spalletti në konferencë për shtyp. - Kur do të kthehet? Duhet bërë një program pune në bazë të rezultateve që do të dalin nga testet mjekësore".
- A është Inter-i favorite për ta fituar Europa League?
"Inter është favorite siç janë edhe 5-6 skuadra të tjera. Nuk ka vetëm një. Ka një grup ekipesh që janë favoritë. Duhet të kërkojmë të shkojmë sa më larg të jetë e mundur dhe më pas të shohim".
- Si ndryshon mënyra e lojës me Lautaro-n në vend të Icardi-t?
"Nuk ndryshon shumë. Nuk ekzistojnë shumë finalizues si Icardi. Megjithatë, Lautaro e ndihmon më shumë skuadrën në fazën sulmuese, ndërsa Icardi duhet të përmirësohet në këtë aspekt. Ajo që duhet theksuar është puna e mirë e bërë në ndeshjet e fundit nga ekipi. Jemi përmirësuar".
- Jeni akoma i zemëruar për eliminimin nga Champions-i?
"Pak po, por duhet parë nëse bëmë gjithçka ishte e mundur të bënim. Dhe nëse nuk kemi bërë gjithçka, jemi afër. Ishim në një grup të vështirë, edhe pse kemi qenë në një situatë të favorshme për t'u kualifikuar në fund. Gjithsesi, duhet ta pranojmë atë që ka ndodhur dhe të nxjerrim mësime".
- Si ruhet qetësia në këto situata?
"Këto situata nuk zgjidhen me like në rrjetet sociale. Zgjidhen me fjalë dhe duke qëndruar bashkë. Duhet të ketë një kontakt të vërtetë. Nëse kujtojmë si bëheshin gjërat në të kaluarën, gjithçka bëhet më e lehtë. Ne duhet t'i japim llogari tifozëve tanë dhe Inter-it".
- Sa mundësi ka që Icardi të kthehet titullar?
"Ne duhet të luajmë nesër dhe këta janë lojtarët që kam në dispozicion. Nëse e shikojmë situatën në aspektin logjik, do të thoja se ka 100% mundësi".