Po shkëlqen në Sllovaki, Qose rrëfen dëshirat: Në kombëtare më mirë vonë se kurrë!

E mërkurë, 20 February 2019 17:15

Ishte 8 qershori i vitit të largët 2014, kur Shqipëria do të luante një ndeshje miqësore ndaj San Marinos. Aso kohe ishte Gianni De Biasi trajneri i Shqipërisë, i cili mes lojtarëve të grumbulluar në atë takim, do të ftonte edhe një djalë të talentuar, Kristi Qose. Ky i fundit ende në moshë shumë të re, me pozicion qendërmesfushor me tipare mbrojtëse, vinte nga Greqia, PAOK-u, ndërsa do të debutonte në atë takim si zëvendësues në minutën e 74` në vend të Andi Lilës.

Më pas, Kristi Qose do të grumbullohej në ekipet zinxhir të kombëtares, por jo në ekipin A. Gjithsesi, De Biasi kishte pikasur një talent, ndërsa Kombëtarja shënonte suksesin historik me pjesëmarrjen në Euro 2016, Kristi Qose vijonte karrierën etij si futbollist, teksa tre vite pas debutimit me kombëtaren A të Shqipërisë, ai do të bëhej pjesë e ekipit të Ruzomberok në Sllovaki, ku luan ende dhe sot.

Ky sezon ka qenë shumë i suksesshëm për lojtarin, që aktualisht është 23 vjeç. 6 gola në kampionat dhe një në Kupën e Sllovakisë, për një mesfushor qendre janë diçka e jashtëzakonshme. Në intervistën e radhës të Telesport, legjionari që rrëfen momente nga karriera e tij, është pikërisht, Kristi Qose. Ai tregon dëshirën për t`u grumbulluar në Kombëtare, i bën një analizë situatës në ekipin e parë, ndërsa shprehet se Shqipëria ka shanse reale për kualifikimin në Euro 2020. Kristi Qose tregon edhe dëshirën që një ditë të luajë në kampionatin shqiptar.

 

Krisiti, si po shkon karriera në Sllovaki?

-Po shkoj shumë mirë 3 vitet e fundit. I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe këtë vit po shënoj dhe disa gola.

-Sa gola keni shënuar deri më tani?

-Deri më tani kam shënuar 7 herë, dua të kem mundësi të shënoj akoma më tepër.

-Çfarë niveli ka kampionati aty?

-Në Sllovaki është kampionat i fortë, nuk është në një nivel me Greqinë, por nuk është aq kollaj të luash këtu.

-Me momentin e mirë që po kalon e mendon ftesën në kombëtare?

-E mendoj ftesën në kombëtare gjithmonë, por nuk kam problem, kam durim, më mirë vonë se sa kurrë.

-Si e sheh Kombëtaren e Shqipërisë?

-Ekipi që u përfaqësua në Euro 2016 më pëlqeu. Tani ekipi është mirë por janë disa lojtar të rinj dhe duhet kohë të lidhet loja mes tyre. Por mendoj se pas disa kohësh do të vijnë dhe rezultatet pozitive.

 

Po grupin e kualifikueseve të Kampionatit Europian?

-Grupi aktual i Euro 2020 për kualifikueset më duket tamam për Shqipërinë, i fort, por mendoj se e kalojmë.

-Ke pasur ftesë nga kombëtarja A këto kohë?

-Unë kam pasur ftesë për kombëtaren, por jo për ndeshje zyrtare. Kam luajtur që me U-19 e Shqipërisë dhe kurrë nuk kam menduar të luaj për shtet tjetër.

-Me klubin ku luan aktualisht, ke pasur oferta për transferim?

-Kam pasur disa oferta zyrtare nga klube të tjera për transferim, por klubi im i ka refuzuar. Gjithmonë kam pasur qejf të luaj në Itali. Mendoj se stili im i lojës është për aty.

-Cili është lojtari i preferuar për ty?

-Lojtari im i preferuar ka qenë Yaya Ture kur ka qenë në formë të mirë.

-Nëse nuk do bëheshe futbollist, çfarë profesioni do bëje në jetë?

-Nuk e kam menduar ndonjëherë, por nëse nuk do isha bërë futbollist ndoshta gazetar sportiv.

-Ju jeni nga Korça, a e viziton shpesh Shqipërinë?

-Kur kam qenë i vogël vija shpesh në Shqipëri, çdo 6 muaj. Tani kur kam kohë shkoj aty për relaks në fshatin tim.

-Do dëshiroje të luaje në kampionatin shqiptar, dhe konkretisht me Skënderbeun?

-Po e kam menduar, do kisha qejf të luaja me Skënderbeun, por edhe me klube të tjera shqiptare. Do kisha dëshirë të vija në Shqipëri për të luajtur.

-Çfarë të pëlqen më shumë nga Shqipëria?

-Në Shqipëri më pëlqen fshati im Stropan, që është nëpër male. Është tamam për pushime.

-Mes Shqipërisë, Greqisë dhe Sllovakisë, cili shtet ka femrat më të bukura?

-Çdo shtet ka femra të bukura, pastaj varet se çfarë i pëlqen secilit.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...