Do luhet në orën 18:00 derbi numër 152 i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit. Edhe pse me objektiva krejtësisht të ndryshme, dy skuadrat vijnë në këtë takim me moralin e lartë, teksa edhe atmosfera elektrizuese në stadium i jep një tjetër vlerë këtij dueli.
Një fitore e mundshme e Partizanit do t'i afronte të kuqtë akoma dhe më shumë me titullin e munguar prej vitesh, ndërsa një fitore bardheblu do të "thyente" mallkimin e 5 viteve të fundit, me Tiranën që nuk e fiton një derbi prej shkurtit të vitit 2014. Në prag të këtij dueli, dy teknikët, Ardian Mema dhe Skënder Gega kanë vendosur 11 titullare që do të zbres në fushën e blertë.