Real Madrit sapo është eleminuar nga eventi më i rëndësishëm evropian, Champions League. Është Ajaksi skuadra që kalon në turin tjetër duke e turpëruar Realin me rezultatin 1-4.
Është një sezon i zi, tashmë nuk ka më asnjë dyshim dhe Reali i Madridit duket qartë që ka dështuar totalisht në strategjinë e verës së shkuar, duke lëshuar Ronaldon dhe duke mos marrë asnjë masë serioze për ta zëvendësuar.
Në këtë mënyrë, po vërshojnë rekordet negative dhe sot ka ardhur i riu: për herë të parë në histori Reali i Madridit ka pësuar 2 gola në 18 minutat e parë në një ndeshje të Champions League në Bernabeu.