“Champions League” e këtij sezoni ndodhet në fazën gjysmëfinale me 4 skuadrat Real Madrid, Bayern Mynchen, Liverpool dhe Roma që do të luajnë ndeshjet e para mesjavën e ardhshme.
Ndërkohë me rregullat e reja të caktuara nga UEFA disa skuadra kanë siguruar matematikisht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të “Champions League” për sezonin e ardhshëm.
Paris SG, Manchester City, Bayern Mynchen, Juventusi, Barcelona, Atletico Madrid janë ekipet që vitin tjetër do të luajnë zyrtarisht në Ligën e Kampionëve pavarësisht se çfarë ndodh deri në fund, ndërkohë që PSV-ja dhe Young Boys i Zvicrës do të luajë në fazën kualifikuese të këtij kompeticioni.
Rregulli i ri i UEFA-s
Kampioni, fituesi i “Europa League”, katër skuadrat e para në katër ligat më të mira të Evropës (Anglia, Spanja, Italia, Gjermania), dy skuadrat e parë në ligat pesë e gjashtë (Franca, Rusia) dhe kampionët nga ligat që renditen nga pozita e shtatë në të dhjetën do të kualifikohen direkt (Portugalia, Ukraina, Belgjika dhe Turqia).